Vendet evropiane njëri pas tjetrit kthejnë masat kundër pandemisë Korona
(last modified Fri, 03 Dec 2021 15:48:17 GMT )
Dhjetor 03, 2021 16:48 Europe/Tirane
  • Vendet evropiane njëri pas tjetrit kthejnë masat kundër pandemisë Korona

Zvicra ka njoftuar për masa më ta ashpra kundër COVID-19 të premten më 3 dhjetor, pasi qeveria po lufton për ta përmbajtur një valë të infeksioneve dhe arritjen e variantit Omicron në këtë shtet.

Ky shtet do të zgjerojë obligim për vendosjen e maskës dhe do të prodhojë një çertifikatë që dëshmon se një person është i vaksinuar apo shëruar nga koronavirusi, tha qeveria.

Maskat do të duhet të vendosen në ambientet e mbyllura, ku do që është çertifikata është e obliguar, u tha në njoftimin e qeverisë.

Në anën tjetër, eventet dhe hapësirat e ndryshme do të lejohen që vet të vendosin kufizime për hyrje duke kërkuar dëshmi për vaksinim apo shërim nga virusi.

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo tha se ky shtet është i detyruar të shtrëngojë masat kufizuese ndaj koronavirusit pasi rritja e rasteve së fundmi po rëndon spitalet.

Kopshtet e fëmijëe dhe shkollat fillore tashmë do të mbyllen për sezonin e festave, një javë më parë, nga 20 dhjetori.

Sipas vendimit, fëmijët nga 6 vjeç e më lart duhet të vendosin maska.

Qeveria ka vendosur që limiti i personave në ambiente të mbyllura të jetë 200.

“Ka shumë njerëz që nuk po marrin trajtimin për të cilin kanë nevojë në spital, prandaj është e rëndësishme që të veprohet shpejt”, tha kryeministri duke bërë të ditur që 40 për qind e shtretërve në Klinikat Infektive janë të mbushura me pacientë të COVID-19.