Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione të reja ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118690-shtetet_e_bashkuara_vendosin_sanksione_të_reja_ndaj_iranit
Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi të martën sanksione ndaj tetë individëve dhe katër subjekteve iraniane në vazhdën e veprimeve armiqësore të Uashingtonit kundër Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 08, 2021 04:25 Europe/Tirane
  • Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione të reja ndaj Iranit

Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi të martën sanksione ndaj tetë individëve dhe katër subjekteve iraniane në vazhdën e veprimeve armiqësore të Uashingtonit kundër Republikës Islamike të Iranit.

Sipas agjencisë Fars News, Departamenti Amerikan i Thesarit ka bërë një akuzë qesharake duke i akuzuar këta 8 individë dhe 4 institucione iraniane për shkelje të të drejtave të njeriut. Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi gjithashtu disa zyrtarë sirianë dhe një ugandas në listën e sanksioneve. Nga këndvështrimi amerikan, të drejtat e njeriut kanë qenë gjithmonë një lloj fuqie e butë për të ndikuar dhe ushtruar presion mbi vendet e pavarura dhe kundërshtarët e sistemit hegjemonist. Departamenti Amerikan i Thesarit me pretekste të ndryshme ka sanksionuar në mënyrë të përsëritur individë dhe kompani iraniane dhe të huaja. Sanksionet e reja të SHBA-së vijnë pasi qeveria e presidentit Joe Biden pretendon se synon të hapë rrugën për kthimin e saj në një marrëveshje bërthamore përmes bisedimeve të vazhdueshme në kryeqytetin austriak, Vjenë.