Nordstreem 2, një mekanizëm për presionin e Gjermanisë ndaj Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118994-nordstreem_2_një_mekanizëm_për_presionin_e_gjermanisë_ndaj_rusisë
Gjermania ka paralajmëruar se në rast të rritjes së tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, projekti Nordstreem 2 i cili transferon gazin e Rusisë nëpërmjet Detit Baltik në Gjermani dhe Evropë, nuk do të hyjë në fazën operative.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 13, 2021 11:36 Europe/Tirane
  • Nordstreem 2, një mekanizëm për presionin e Gjermanisë ndaj Rusisë

Gjermania ka paralajmëruar se në rast të rritjes së tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, projekti Nordstreem 2 i cili transferon gazin e Rusisë nëpërmjet Detit Baltik në Gjermani dhe Evropë, nuk do të hyjë në fazën operative.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Annalena Baerbock, ministrja e punëve të jashtme të Gjermanisë, ka pretenduar: “Për shkak të rrethanave jostabile të sigurisë dhe për shkak të frikës së Uashingtonit nga sulmi ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës, në bazë të marrëveshjes së arritur mes ish-qeverisë së Angela Merkel dhe autoriteteve amerikane, në rast të rritjes së tensioneve mes Moskës dhe Kievit, linja e gazit Nordstreem 2 nuk do të hyjë në fazën operative”.

Edhe më parë Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka pretenduar se forcat ushtarake të Rusisë janë dislokuar në kufijtë lindorë të Ukrainës dhe janë vendosur në gjendje gatishmërie dhe po zhvillojnë stërvitje në kufijtë lindor të këtij vendi.

Nga ana tjetër fati i linjës së gazit Nordstreem 2 është diskutuar edhe në takimin e sotshëm mes kancelarit të Gjermanisë dhe kryeministrit të Polonisë.

Ndërkohë që Polonia ka probleme me Unionin Europian në këto moment, Scholz u tha gazetarëve se ai shpreson që Polonia dhe BE-ja të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për mosmarrëveshjen ligjore mbi reformat gjyqësore në Poloni.

Varshava e kundërshton projektin e gazsjellësit Nord Stream 2, sepse, sipas saj, do ta bëjë Evropën të varur nga furnizimet e gazit rus dhe e ekspozon Bashkimin Evropian ndaj presionit nga Moska.