Dhuna sistematike ndaj azilkërkuesve përtej kufijve evropianë
(last modified Fri, 17 Dec 2021 07:45:16 GMT )
Dhjetor 17, 2021 08:45 Europe/Tirane
  • Dhuna sistematike ndaj azilkërkuesve përtej kufijve evropianë

Spiegel raporton se dhuna ndaj azilkërkuesve në kufijtë tokësorë dhe detarë të Evropës është sistematike.

Faqja e internetit Der Spiegel në një raport shkroi se Greqia ka miratuar dhunën kundër azilkërkuesve si një politikë stabile të saj.  Spiegel thotë se Bashkimi Evropian ka rregulla të qarta për trajtimin e azilkërkuesve, duke u dhënë atyre të drejtën të aplikojnë për azil pasi të hyjnë në territorin e vendeve anëtare të BE-së, por Greqia po i shkel këto të drejta.  Raporti flet për strategjinë dhe politikën e dhunshme sistematike të zyrtarëve grekë, përfshirë policinë, forcat speciale dhe njësitë e rojes bregdetare.  Kryeministri i Greqisë, dikur i konsideruar si liberal në partinë e tij politike Konservatore, tani pas ardhjes në pushtet ka shtrënguar dhe kufizuar ndjeshëm politikat e emigracionit të vendit të tij.  Rojet kufitare greke sulmuan dhe vranë të paktën dy emigrantë teksa përpiqeshin të kalonin kufirin grek në shkurt 2020.  Sipas Der Spiegel, përpjekja e dy emigrantëve  për të kaluar kufirin nga kryeministri grek u quajt “agresion”.  Në një pjesë tjetër, gazeta gjermane shkroi: duke iu referuar rënies së ndjeshme të numrit të azilkërkuesve në Evropë, "shkeljet e kryera jashtë kufijve të jashtëm të Evropës nuk janë incidente të veçanta, pasi ato janë pjesë e një sistemi ku BE po përdor forcën për të mbajtur larg refugjatët."

Tags