Pandemia thellon pabarazinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i120916-pandemia_thellon_pabarazinë
Pasuria e 10 burrave më të pasur në botë, është rritur më shumë se dyfish, përkatësisht në 1.5 trilion dollarë, prej shpërthimit të pandemisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 17, 2022 16:20 Europe/Tirane
  • Pandemia thellon pabarazinë

Pasuria e 10 burrave më të pasur në botë, është rritur më shumë se dyfish, përkatësisht në 1.5 trilion dollarë, prej shpërthimit të pandemisë.

Në të njëjtën kohë, sipas të dhënave të organizatës bamirëse të Britanisë, Oxfam, më shumë se 160 milionë persona vlerësohet se janë përballur me varfërinë gjatë pandemisë. Në raportin e publikuar më 17 janar është thënë se të pasurit janë bërë edhe më të pasur, kryesisht për shkak të stimujve fiskalë dhe monetarë, të cilët kanë rritur vlerën e aksioneve dhe aseteve tjera, ka thënë organizata bamirëse. Prej shpërthimit të pandemisë, një person është bërë miliarder çdo 26 orë. Sipas raportit, 10 personat më të pasur në botë kanë më shumë pasuri sesa 3.1 miliardë njerëz të varfër në botë. Në raport është bërë thirrje për rritje të taksave për miliarderët. Sipas organizatës, me paratë e taksave të të pasurve mund të blihen vaksina, më pas të ndahen fonde për kujdes shëndetësor dhe shpenzime tjera, me qëllim që të ndihmohen ata që kanë nevojë më shumë. Përveç kësaj, thuhet se çdo 4 sekonda 1 person vdes në botë për shkak të urisë, qasjes së kufizuar në shërbimet shëndetësore, krizave humanitare të shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe dhuna. Sipas raportit, pandemia e bëri pabarazinë globale më serioze ndërsa njerëzit e varfër në vendet e pazhvilluara pothuajse 4 herë më shumë kishin gjasa të vdisnin nga COVID-19.