SHBA rrit prezencën në lindje të Evropës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i121828-shba_rrit_prezencën_në_lindje_të_evropës
SHBA do të dërgojë trupa shtesë në Poloni, Gjermani dhe Rumani në përgjigje të tensioneve në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 02, 2022 16:20 Europe/Tirane
  • SHBA rrit prezencën në lindje të Evropës

SHBA do të dërgojë trupa shtesë në Poloni, Gjermani dhe Rumani në përgjigje të tensioneve në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës.

 Këtë e bëjnë të ditur burime të administratës amerikane. Në veçanti, Joe Biden do të dërgojë 2,000 trupa nga Fort Bragg, Karolina e Veriut, në Poloni dhe Gjermani dhe rreth 1000 trupa në Rumani. Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby shpjegoi se 3000 ushtarët amerikanë që do të dërgohen në Evropën Lindore janë pjesë e 8500 ushtarëve që kanë hyrë në gjendje gatishmërie dhe se në ditët në vijim mund të ketë njoftime për lëvizje të tjera. "Është e rëndësishme t'i dërgohet një sinjal i fortë jo vetëm Putinit, por botës ," tha ai, duke deklaruar se Pentagoni nuk e di "nëse Rusia ka marrë vendimin" për të sulmuar Ukrainën, por sigurisht që ka kapacitetin për ta bërë këtë. " Ndërkohë, Ukraina "po përgatitet për çdo skenar" dhe beson se "gjithçka është e mundur", por megjithatë gjykon se trupat ruse të mobilizuara pranë kufirit "nuk mjaftojnë për një pushtim në shkallë të gjerë".  Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e përsëriti këtë në një konferencë për shtyp online me gazetarë të huaj. Kuleba tha se ai beson se për momentin "plani A i Rusisë është të provokojë një destabilizim të Ukrainës nëpërmjet kërcënimit të përdorimit të forcës".