5 zyrtarë të lartë "braktisin" Boris Johnson
https://parstoday.ir/sq/news/world-i121936-5_zyrtarë_të_lartë_braktisin_boris_johnson
Pesë zyrtarë të lartë të Kryeministrisë së Britanisë së Madhe kanë dhënë dorëheqjen për festat e mbajtura gjatë pandemisë në selinë kryeministrore gjatë vitit 2020.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 05, 2022 07:31 Europe/Tirane
  • 5 zyrtarë të lartë

Pesë zyrtarë të lartë të Kryeministrisë së Britanisë së Madhe kanë dhënë dorëheqjen për festat e mbajtura gjatë pandemisë në selinë kryeministrore gjatë vitit 2020.

Kryeministri Boris Johnson përditë e më shumë po ndien presionin që vjen nga partia e tij konservatore lidhur me festat e ndaluara, të cilat po hetohen nga policia londineze. Specialistja e politikave të Johnson Elena Narozanski ishte e fundit që dha dorëheqjen, ndërsa më herët të njëjtën gjë kishin bërë edhe shefja e politikave të kryeministrit, e cila punoi me të për 14 vite. Edhe tre zyrtarë të tjerë të lartë të Kryeministrisë, ku mes tyre punonjës në degën e Thesarit dhe sekretarë të Boris Johnson kanë dhënë dorëheqejen. Pothuajse të gjithë nga zyrtarët e lartë pranuan se kishin marrë pjesë në festat e ndaluara gjatë pandemisë. Shefi i qeverisë po lufton për të shpëtuar postin e tij ndërsa deputetët konservatorë i kërkojnë atij dorëheqjen dhe po mbledhin votat për shkarkimin e tij. Mediet britanike raportojnë se të paktën 17 deputetë konservatorë kanë dorëzuar letrat për një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit, për ta bërë këtë duhen të paktën 54 ligjvënës. Shumë prej deputetëve e kanë pranuar pjesëmarrjen e Boris Johnson në festat e ndaluara në selinë e Kryeministrisë. Lidhur me festat e stafit kryeministror, policia metropolitane e Londrës pritet të nxjerrë raportin final të hetimeve.