Heqja e bankave ruse nga sistemi Swift
(last modified Sun, 27 Feb 2022 06:17:08 GMT )
Shkurt 27, 2022 07:17 Europe/Tirane
  • Heqja e bankave ruse nga sistemi Swift

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Franca, Italia, Britania, Gjermania dhe Komisioni Evropian kanë hequr bankat ruse nga sistemi Swift.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; Menjëherë pasi Presidenti i Komisionit Evropian njoftoi se asetet e Bankës Qendrore Ruse do të ngriheshin, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Franca, Italia, Britania, Gjermania dhe Komisioni Evropian në një deklaratë të përbashkët njoftuan se kishin hequr bankat ruse nga sistemi Swift. Në deklaratën e përbashkët të këtyre vendeve thuhet: Ne jemi të përkushtuar të marrim masa që pengojnë Bankën Qendrore Ruse të përdorë rezervat e saj valutore.  Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson njoftoi: “Ne dhe partnerët tanë kemi ndërmarrë hapa për të hequr Rusinë nga sistemi ndërkombëtar, duke përfshirë heqjen e bankave ruse nga sistemi Swift. "Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të siguruar që presidenti rus Vladimir Putin të paguajë çmimin për agresionin e tij kundër Ukrainës," tha ai.  Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von Frederline gjithashtu tha: Ne do të ngrijmë aktivetetet e Bankës Qendrore të Rusisë dhe një numër bankash ruse do të shkëputen nga sistemi bankar global Swift. Shtëpia e Bardhë gjithashtu në një deklaratë tha se mbështet tërheqjen e disa bankave ruse nga rrjeti financiar i Swift, së bashku me Komisionin Evropian dhe disa nga aleatët e tij perëndimorë. Në një pjesë të kësaj deklarate thuhet: Ne, udhëheqësit e Komisionit Evropian, Franca, Gjermania, Italia, Britania, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, qëndrojmë me Qeverinë e Ukrainës dhe popullin e Ukrainës në përpjekjet e tyre heroike për t'i rezistuar kundwr agresionit rus. Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video-mesazh vlerësoi Komisionin Evropian dhe vendimin e SHBA-së për të ndërprerë aksesin e disa bankave ruse në Swift. Ai në video-mesazh ka thënë: Ky veprim do t'i kushtojë Rusisë miliarda dollarë humbje financiare. Kjo është një fitore për ne dhe një kosto e rëndë për Rusinë në përgjigje të pushtimit të saj në Ukrainë. Sistemi Swift përdoret nga më shumë se 11,000 institucione financiare në më shumë se 200 vende dhe rajone në mbarë botën për të shkëmbyer para dhe informacion. Ky sistem bankar është një shtytës i rëndësishëm në sistemin financiar botëror dhe mbikëqyret nga bankat qendrore të Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Evropës. Vende të ndryshme perëndimore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë dhe anëtarët e Bashkimit Evropian kanë vendosur sanksione të rënda ndaj Moskës pas fillimit të operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Heqja e Rusisë nga sistemi bankar i Swift do të ishte një nga sanksionet më të ashpra që Perëndimi mund të vendosë, me efekte të rënda të menjëhershme dhe afatgjata në ekonominë ruse që mund ta pengojnë Rusinë nga shumica e transaksioneve financiare ndërkombëtare, duke përfshirë fitimet ndërkombëtare të naftës dhe gazit, fitime, të cilat së bashku përbëjnë më shumë se 40% të të ardhurave të Rusisë. Rusia të enjten në mëngjes (24 shkurt) urdhëroi një sulm ushtarak në Ukrainë. Ky zhvillim erdhi disa ditë pasi Moska njohu zyrtarisht pavarësinë e republikave Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore.

Tags