Rusia dëbon diplomatët amerikanë
Ministria e Jashtme e Rusisë të mërkurën në një deklaratë tha se do të dëbonte diplomatët amerikanë.
Sipas IRNA, Kremlini, ka dorëzuar një listë të diplomatëve amerikanë të identifikuar si elementë të padëshiruar tek një zyrtar i lartë i ambasadës amerikane në Moskë, njoftoi IRNA. Në deklaratë thuhet: Palës amerikane iu tha me vendosmëri se çdo veprim armiqësor i Uashingtonit kundër Rusisë do të përballej me një përgjigje vendimtare dhe të përshtatshme. Masa e Rusisë është një përgjigje ndaj një lëvizjeje të ngjashme nga Shtetet e Bashkuara. Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzia, së fundmi tha se Shtetet e Bashkuara 12 diplomatë në përfaqësinë e përhershme të Rusisë në Kombet e Bashkuara i kanë shpallur si element të padëshirueshëm dhe u kanë kërkuar atyre që të largohen nga Shtetet e Bashkuara deri më 7 mars.