Amerika do të dërgojë 10.000 trupa ushtarake të tjera në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i127160-amerika_do_të_dërgojë_10.000_trupa_ushtarake_të_tjera_në_evropë
Zëdhënës i Pentagonit në kulmin e presionit të Perëndimit mbi Rusinë përmes veprimeve provokuese pas luftës në Ukrainë, ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë në plan të dërgojnë 10.500 trupa ushtarake të tjera në Evropë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 14, 2022 12:14 Europe/Tirane
  • Amerika do të dërgojë 10.000 trupa ushtarake të tjera në Evropë

Zëdhënës i Pentagonit në kulmin e presionit të Perëndimit mbi Rusinë përmes veprimeve provokuese pas luftës në Ukrainë, ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë në plan të dërgojnë 10.500 trupa ushtarake të tjera në Evropë.

Dërgimi i më shumë se 10.000 trupave ushtarake amerikane do të rrisë numrin e trupave ushtarake amerikane të dislokuara në Evropë në rreth 100.000.

"Atmosfera e sigurisë ka ndryshuar në rajonin e Evropës për shkak të konfliktit në Ukrainë," tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby, duke konfirmuar synimin e Uashingtonit për të vendosur 10.000 trupa ushtarake amerikane në Evropë.

John Kirby shtoi: "Këto dislokime zëvendësojnë njësitë një-për-një, duke lënë pozicionin e përgjithshëm të forcave tona në rajon të paprekur dhe në rreth 100.000 trupa ushtarake".

Përpara se Rusia të dërgonte trupa në Ukrainë në fund të shkurtit, numri i trupave amerikane në Evropë ishte rreth 80.000. Disa prej tyre ishin të stacionuar përgjithmonë në baza dhe të tjerët morën pjesë në operacione stërvitore me partnerë jo-NATO.