Londër, skenë e protestave kundër rritjes së kostove të jetesës
(last modified Sat, 18 Jun 2022 18:20:26 GMT )
Qershor 18, 2022 20:20 Europe/Tirane
  • Londër, skenë e protestave kundër rritjes së kostove të jetesës

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Londrës për të protestuar kundër rritjes së paprecedentë të kostos së jetesës dhe inflacionit në Britani.

Protestuesit fillimisht u mblodhën para ndërtesës së mediave të Qeverisë Britanike (BBC), duke brohoritur parulla që bënin thirrje për veprime serioze për të ulur koston e jetesës. Protestuesit më pas marshuan në sheshin përpara parlamentit, duke mbajtur pankarta ku shkruhej "Ndaloni luftën dhe jepni fund varfërisë". Protesta u organizua nga organizata Federata Britanike. Françesku Ogridi, sekretari i përgjithshëm i organizatës, demonstruesve u tha: Çmimet janë rritur në qiell në vend, nbërsa punëtorët po vuajnë presionet më të shumta dhe më të vështira të të ardhurave në historinë moderne. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Britanike të Punës e quajti partinë e Johnson një "parti për shkurtimin e pagave" dhe tha se ajo u kishte kthyer shpinën atyre që kishin bërë "sakrifica të jashtëzakonshme" gjatë epidemisë së Korona. Çmimet e mallrave dhe të energjisë në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur me 60 për qind në muajt e fundit për shkak të faktorëve të tillë si tregjet, epidemia e koronës dhe pasojat e luftës në Ukrainë.

Tags