Zelenski viziton zonat e luftës në jug të Ukrainës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i128906-zelenski_viziton_zonat_e_luftës_në_jug_të_ukrainës
Në një udhëtim të paparalajmëruar të shtunën (18 qershor), Zelenski udhëtoi në qytetet e Mikolajev dhe Odessa për të shprehur mbështetje për avancimin e forcave ukrainase në rajon.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 19, 2022 03:49 Europe/Tirane
  • Zelenski viziton zonat e luftës në jug të Ukrainës

Në një udhëtim të paparalajmëruar të shtunën (18 qershor), Zelenski udhëtoi në qytetet e Mikolajev dhe Odessa për të shprehur mbështetje për avancimin e forcave ukrainase në rajon.

Atje ai vizitoi zonat e prekura nga lufta dhe u takua me civilët dhe ushtarët ukrainas. Sipas Al-Jazeera, të dy qytetet kanë qenë objektivat kryesore të sulmeve ushtarake ruse gjatë katër muajve të fundit, ndërsa Moska kërkon rrethimin e plotë të bregut të Detit të Zi. Ushtria ukrainase thotë se ka zmbrapsur sulmet ruse në zonë dhe i ka detyruar ata të tërhiqen. Gjatë një vizite në qytetin e Mikolajev, për të cilin ai tha se kishte pësuar "goditje të tmerrshme", por nuk mund të kapej nga Rusia, Zelinsky u takua me ushtarët dhe i nderoi ata. Mikolajev, një port shumë i rëndësishëm dhe strategjik midis Mariupolit dhe Odesës, u konsiderua një objektiv kryesor i Rusisë që kur filluan luftimet në muajin shkurt.  Në atë kohë, me gjithë praninë e forcave ruse në periferi të qytetit, dukej se Mikolajev do të detyrohej të dorëzohej.  Por me gjithë një rrethim të gjatë, rezistenca u intensifikua dhe forcat ruse u detyruan të largoheshin nga qyteti.