Zelensky: Lufta duhet të përfundojë para fundit të vitit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka thënë G7-ës se donte që lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundonte para fillimit të dimrit.
Zelensky tha se kushtet e betejës do ta bënin më të vështirë për trupat e tij ndërsa ata do të luftonin kundër rusëve dhe u kërkoi udhëheqësve të G7 të bëjnë maksimumin për t’i dhënë fund luftës deri në fund të vitit, tha një burim për AFP. Zelensky iu drejtua liderëve të G7 përmes lidhjes video në një samit në Kështjellën Elmau në Kruen, Gjermani. Ai gjithashtu kërkoi nga liderët që të “intensifikojnë sanksionet” kundër Rusisë. Ndër të tjera presidenti ukrainas kërkoi ndihmë për rindërtimin dhe për eksportet e grurit . Pasi dëgjuan Zelenskyn, liderët e G7 dolën me një deklaratë të përbashkët duke premtuar mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën. “Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje financiare, humanitare, ushtarake dhe diplomatike dhe do të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, thuhet në deklaratë.