SHBA dërgon terroristët në frontin ukrainas
Agjencia Qendrore e Inteligjencës e Shteteve të Bashkuara (CIA) po rekruton anëtarë të grupit terrorist ISIS të cilët janë në burgjet dhe kampet e kontrolluara nga kurdët (Forcat Demokratike Kurde në Siri të mbështetura në mënyrë aktive nga Shtetet e Bashkuara), për t'i dërguar ata në Ukrainë.
Një burim i informuar tha për agjencinë ruse të lajmeve Sputnik se "amerikanët po i transferojnë terroristët e arrestuar nga aleatët e tyre kurdë, në bazat e tyre me pretekstin e kryerjes së një hetimi shtesë në kuadrin e të ashtuquajturit riatdhesimi i terroristëve (të cilët erdhën nga jashtë për të mbjellë terror në Siri) në Evropë". “Deri më sot, kurdët kanë dorëzuar tashmë te amerikanët disa liderë të rangut të lartë dhe rreth 90 luftëtarë të ISIS-it, kryesisht shtetas të vendeve të BE-së, Irakut, Republikës ruse të Çeçenisë dhe kinezë nga provinca Xinjiang”, shtoi burimi. Tani për tani, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të dislokojnë terroristët në zonën ku ndodhet baza e tyre ushtarake al-Tanf e vendosur në Sirinë jugore. “Në të ardhmen, Uashingtoni synon t'i dërgojë këta terroristë në Ukrainë për të marrë pjesë në aksionet ushtarake kundër forcave të armatosura ruse”, shtoi burimi. Raporti vjen pasi shërbimi i inteligjencës së jashtme të Rusisë në fillim të këtij viti publik prova të trajnimit nga SHBA të një grupi anëtarësh të ISIS-it që përgatiteshin për të luftuar në Ukrainë. Sipas raportit të agjencisë ruse të lajmeve, Itar-Tass, Sergei Ivanov, kreu i SVR ose Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse, tha se Shtetet e Bashkuara aktualisht po merren me trajnimin e 500 anëtarëve të grupit terrorist ISIS për t'i dërguar ata në Ukrainë.