Politika e dyfishtë e perëndimorëve në krizën e Ukrainës
Lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e pestë.
Politika e dyfishtë e perëndimorëve ndaj kësaj krize deri më tani ka sjellë rezultate si stagnimi ekonomik, varfëria ekstreme e miliona familjeve në botë dhe vdekjen e dhjetëra njerëzve, si dhe shpërnguljen e miliona njerëzve në Ukrainë. “Reduktimi i rezervave strategjike të naftës amerikane në nivelin më të ulët në 40 vitet e fundit”, “Rritja e inflacionit në Francë”, “Plani britanik për ndërprerjen e gazit në Evropë”, “Rritja e papunësisë në Gjermani në të njëjtën kohë me fluksin e emigrantë ukrainas”, “Kapja e 6 mijë ushtarëve ukrainas nga Rusia”, janë disa nga pasojat e krizës në Ukrainë dhe ndikimin e saj në vendet perëndimore. Varësia perëndimore nga nafta dhe gazi rus tani ka hyrë në një fazë të re. Sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan i Energjisë, Rezervat Strategjike të Naftës në SHBA (SPR) ranë me 6.9 milionë fuçi në javën e fundit të muajit më 24 qershor, që është niveli më i ulët që nga prilli 1986. Ky zhvillim është një sfidë e re për administratën Biden, e cila është përpjekur të ulë çmimin e benzinës në mënyra të ndryshme, duke përfshirë edhe çlirimin e naftës bruto duke përdorur naftë nga rezervat strategjike të naftës së Shteteve të Bashkuara. Këto ditë, populli amerikan ka ndryshuar pikëpamjen e tij për zhvillimet në Ukrainë pasi ka parë 5 dollarë rirtje për gallon benzinë, që është çmimi më i shtrenjtë i karburantit të makinave në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara dhe sipas sondazheve të fundit, 51% e amerikanëve fuqinë e ulët blerëse të tyre e lidhin me mbështetjen për Ukrainën. Nga ana tjetër, situata kritike energjetike në botë bëri që Britania të tregojë se nuk i njeh miqtë dhe aleatët në situata të caktuara. Financial Times e Londrës në një raport të saj duke iu referuar përhapjes së krizës së gazit në Evropë pas marrëdhënieve të tensionuara me Moskën shkruante: "Nëse kriza e gazit përkeqësohet, Britania do të ndërpresë lidhjet e tubacioneve të gazit me Bashkimin Evropian". Pavarësisht nga efektet shkatërruese të luftës së Ukrainës në vendet perëndimore, Presidenti i SHBA Joe Biden të enjten (30 qershor 2022) njoftoi pranimin zyrtar të Suedisë dhe Finlandës për t'iu bashkuar Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe tha: Në ditët në vijim, 800 milionë dollarë armë të reja do të dërgohen në Ukrainë. Kryeministri britanik Boris Johnson, pa përmendur rritjen e kostos së jetesës dhe inflacionin e paprecedentë në këtë vend, njoftoi ndarjen e një miliard paund ndihme ushtarake për Ukrainën, në mënyrë që Britania të jetë tashmë vendi i dytë që ofron ndihmë ushtarake pas Shteteve të Bashkuara. Politika e dyfishtë e perëndimorëve në katër muajt e fundit nuk ka sjellë ndonjë arritje të veçantë për popullin e Ukrainës. "David Arakhamia", kreu i ekipit ukrainas që negocion me Rusinë, së fundmi pranoi se ushtria ukrainase jep rreth një mijë viktima (të vrarë dhe të plagosur) çdo ditë dhe vdekjet llogariten midis 200 dhe 500 njerëz. Përveç këtyre rasteve, jeta e vështirë e miliona refugjatëve ukrainas është bërë edhe më shqetësuese. Provat tregojnë se vendet perëndimore po kërkojnë të angazhojnë Rusinë në një luftë rrënuese në Ukrainë, duke ofruar mbështetje financiare, ushtarake dhe diplomatike për Kievin. Në fakt, politikat ndërhyrëse të Perëndimit, si dhe vendosja e politikave të sanksioneve ndaj Rusisë, janë kosto të tepruara që këto ditë i kanë bërë njerëzit e botës të vuajnë, madje edhe evropianët dhe amerikanët dhe kjo si pasojë e qasjes së gabuar të politikanëve perëndimorë ndaj krizës së Ukrainës.