Putin: Rusia nuk e ka nisur ende 'seriozisht' fushatën në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i129598-putin_rusia_nuk_e_ka_nisur_ende_'seriozisht'_fushatën_në_ukrainë
Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin për dekada agresion ndaj Moskës, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për të mundur Rusinë në fushën e betejës do të sillte tragjedi për Ukrainën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 08, 2022 03:14 Europe/Tirane
  • Putin: Rusia nuk e ka nisur ende 'seriozisht' fushatën në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin për dekada agresion ndaj Moskës, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për të mundur Rusinë në fushën e betejës do të sillte tragjedi për Ukrainën.

Në fjalimin televiziv drejtuar liderëve parlamentarë të enjten, Putin tha se "Perëndimi dëshiron të na luftojë deri në ukrainasin e fundit. Është një tragjedi për popullin ukrainas, por duket se po shkon në atë drejtim." “Të gjithë duhet ta dinë se në masë të madhe, se ne nuk kemi filluar ende asgjë seriozisht,” shtoi Putin. "Rrjedha e historisë është e pandalshme dhe përpjekjet e Perëndimit kolektiv për të zbatuar versionin e tij të rendit global janë të destinuara të dështojnë," shtoi ai. Putin gjithashtu vuri në dukje se Moska nuk i refuzon bisedimet e paqes, por paralajmëroi se sa më shumë të zvarritet konflikti, aq më e vështirë do të ishte arritja e marrëveshjes. Në fjalën e tij, Putin tha gjithashtu se megjithëse sanksionet ndaj Moskës kishin shkaktuar vështirësi, ato nuk kishin qenë "në shkallën e synuar", shtoi Putin. Sanksionet kanë dështuar në arritjen e qëllimit për të “mbjellë ndarje dhe grindje në shoqërinë tonë dhe për demoralizimin e popullit tonë”, tha ai. Ai theksoi se lufta në Ukrainë është iniciuar nga Perëndimi, “ata na thonë se ne e filluam luftën në Donbas, në Ukrainë. Jo, ishte pikërisht Perëndimi kolektiv që e filloi atë, duke organizuar dhe mbështetur grushtin e armatosur antikushtetues në vitin 2014 në Ukrainë, dhe më pas duke inkurajuar dhe justifikuar gjenocidin e popullit në Donbas. I njëjti Perëndim kolektiv është nxitësi i drejtpërdrejtë, fajtori i asaj që po ndodh sot”.