Lufta Rusi-Ukrainë ‘mund të zgjasë më shumë’ nga sa pritej
https://parstoday.ir/sq/news/world-i129736-lufta_rusi_ukrainë_mund_të_zgjasë_më_shumë’_nga_sa_pritej
Gati pesë muaj pas nisjes së një konflikti ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës, kryeministri holandez Mark Rutte paralajmëroi në Kiev se lufta "mund të zgjasë më shumë" nga sa pritej fillimisht nga Perëndimi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 11, 2022 16:21 Europe/Tirane
  • Lufta Rusi-Ukrainë ‘mund të zgjasë më shumë’ nga sa pritej

Gati pesë muaj pas nisjes së një konflikti ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës, kryeministri holandez Mark Rutte paralajmëroi në Kiev se lufta "mund të zgjasë më shumë" nga sa pritej fillimisht nga Perëndimi.

Të hënën, kryeministri holandez bëri një vizitë në kryeqytetin ukrainas Kiev dhe i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se lufta në vazhdim mund të zgjasë më shumë nga sa kishte pritur Perëndimi. “Kjo luftë mund të zgjasë më shumë nga sa shpresonim apo prisnim të gjithë. Por kjo nuk do të thotë që ne të rrimë duarkryq dhe të shikojmë pasivisht se si zgjerohet konflikti”, i tha Rutte Zelenskyt gjatë takimit mes tyre. “Ne duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën në çdo mënyrë”, tha më tej Rutte në vizitën e tij të parë në kryeqytetin ukrainas që nga fillimi i luftës. Ai u zotua gjithashtu se Holanda do të furnizojë Ukrainën me më shumë artileri me rreze të gjatë dhe një paketë ndihme prej 200 milionë euro. Zelensky, i cili ka kërkuar vazhdimisht më shumë armë nga Perëndimi, vlerësoi takimin e tij me Rutte si "konstruktiv" dhe përshëndeti vendimin për të ofruar më shumë armë për vendin e tij. Ukraina shpreson t'i tejkalojë rusët si teknologjikisht ashtu edhe në sasi artilerie. Kievi mbështetet shumë tek aleatët e tij perëndimorë për të përmbushur premtimet e tij për të rimarrë Donbasin, i përbërë nga dy rajone separatiste të Donetskut dhe Luhanskut, të cilat Moska është zotuar t'i "çlirojë".