Përshkallëzohen tensionet midis Tajvanit dhe Kinës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i130876-përshkallëzohen_tensionet_midis_tajvanit_dhe_kinës
Pas reagimit të Pekinit ndaj veprimeve provokuese të Amerikës dhe përshkallëzimit të tensioneve, shefi ekzekutiv i ishullit të Tajvanit foli për t'iu kundërvënë Kinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 12, 2022 03:08 Europe/Tirane
  • Përshkallëzohen tensionet midis Tajvanit dhe Kinës

Pas reagimit të Pekinit ndaj veprimeve provokuese të Amerikës dhe përshkallëzimit të tensioneve, shefi ekzekutiv i ishullit të Tajvanit foli për t'iu kundërvënë Kinës.

Pas këtij aksioni amerikan, Pekini vendosi të marrë masa të tilla si kryerja e stërvitjeve pranë këtij ishulli kinez. Më parë ekspertët kishin parashikuar përshkallëzimin e tensioneve në rajon pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan. Kreu i këshillit ekzekutiv të Tajvanit ka deklaruar gatishmërinë për t'u përballur me kërcënimet e Kinës. Kërcënimi ushtarak i Kinës nuk është ulur ende dhe ne jemi gati të mbrohemi, tha Tsai Ing Van Di. Ing Van shtoi se Tajvani do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin dhe sigurinë kombëtare në rast konflikti dhe lufte. Pekini e konsideron Tajvanin pjesë të “Kinës së Bashkuar” dhe çdo veprim si vizita e Pelosit në këtë ishull pa i kushtuar vëmendje paralajmërimit të kinezëve e konsideron shkelje të sovranitetit të tij.