Kongresmenët amerikanë arritën në Tajvan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i130968-kongresmenët_amerikanë_arritën_në_tajvan
Pak kohë pas vizitës së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, një delegacion kongresmenësh amerikanë arriti sot për një vizitë dyditore në Tajvan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 14, 2022 16:19 Europe/Tirane
  • Kongresmenët amerikanë arritën në Tajvan

Pak kohë pas vizitës së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, një delegacion kongresmenësh amerikanë arriti sot për një vizitë dyditore në Tajvan.

Delegacioni prej pesë anëtarësh, i kryesuar nga senatori demokrat Ed Markey nga Massachusetts, do të takohet me zyrtarët tajvanezë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA-Tajvan, sigurinë rajonale, tregtinë, investimet dhe çështje të tjera, tha Instituti Amerikan në Tajvan. Siç thuhet në njoftimin për shtyp, takimi po zhvillohet në kuadër të vizitës më të gjerë të kongresmenëve në rajonin Indo-Paqësor. Më herët sot, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi se kishte pikasur 22 aeroplanë ushtarakë kinezë dhe gjashtë anije të marinës brenda dhe rreth ngushticës së Tajvanit. Tensionet në ngushticën e Tajvanit dhe në të gjithë rajonin Azi-Paqësor u rritën pas vizitës së Pelosit në Tajvan më 2 dhe 3 gusht, pas së cilës ushtria kineze mbajti disa ditë stërvitje në shkallë të gjerë.