Otava mbështet vizitën e delegacionit parlamentar kanadez në Tajvan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i131338-otava_mbështet_vizitën_e_delegacionit_parlamentar_kanadez_në_tajvan
Pavarësisht kundërshtimit të fortë të qeverisë kineze, qeveria kanadeze mbështeti vizitën e parlamentarëve të këtij vendi në Tajvan.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 25, 2022 06:59 Europe/Tirane
  • Otava mbështet vizitën e delegacionit parlamentar kanadez në Tajvan

Pavarësisht kundërshtimit të fortë të qeverisë kineze, qeveria kanadeze mbështeti vizitën e parlamentarëve të këtij vendi në Tajvan.

Sipas Reuters, Adrienne Blanchard, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Kanadeze, të enjten në mëngjes deklaroi:" Kina nuk duhet të përdorë vizitën e planifikuar të parlamentarëve kanadezë në Tajvan në tetor si një justifikim për agresion ushtarak ose presion ekonomik kundër Taipeit". Ndërkohë, ambasada kineze në Kanada njoftoi të martën, në një deklaratë, përdorimin e masave shtrënguese ndaj vendeve që vënë në dyshim integritetin territorial të Kinës. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kanadasë deklaroi se vendimi për udhëtimin e delegacioneve parlamentare është marrë jashtë qeverisë kanadeze dhe tha: Qeveria e respekton këtë vendim. Ndërkohë, kryeministri kanadez Justin Trudeau kishte paralajmëruar më parë për pasojat e udhëtimit të mundshëm të deputetëve të parlamentit të këtij vendi në Tajvan, për të cilin tha se u vendos pa u konsultuar me qeverinë e tij. Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit u rritën pas vizitës së diskutueshme të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Tajvan më 2 gusht të këtij viti. Menjëherë pas këtij udhëtimi, Kina thirri ambasadorin amerikan dhe njoftoi kundërshtimet e Pekinit ndaj ndërhyrjes së Uashingtonit në punët e tij të brendshme. Pekini, i cili e konsideron Tajvanin pjesë të Kinës sipas politikës së tij "Një Kinë", këtë muaj ka mbajtur stërvitje ushtarake rreth ishullit për të treguar zemërimin e tij për vizitën e Pelosit në Tajvan.