Pekini reagon ndaj shitjes së vazhdueshme të armëve amerikane në Tajvan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i131608-pekini_reagon_ndaj_shitjes_së_vazhdueshme_të_armëve_amerikane_në_tajvan
Kina i kërkoi SHBA-së të anulojë shitjet e armëve në Tajvan. Të premten, Shtetet e Bashkuara njoftuan shitje të reja armësh në Tajvan me vlerë një miliard e njëqind milionë dollarë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 03, 2022 03:30 Europe/Tirane
  • Pekini reagon ndaj shitjes së vazhdueshme të armëve amerikane në Tajvan

Kina i kërkoi SHBA-së të anulojë shitjet e armëve në Tajvan. Të premten, Shtetet e Bashkuara njoftuan shitje të reja armësh në Tajvan me vlerë një miliard e njëqind milionë dollarë.

Në një deklaratë, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi shitjen e 60 raketave Harpoon të afta për të fundosur anije luftarake me vlerë 85.6 milionë dollarë, 100 raketa Sidewinder me rreze të shkurtër veprimi, me aftësinë për të shkatërruar raketa ose dronë me vlerë 355 milionë dollarë si dhe miratoi një kontratë mirëmbajtjeje për sistemin e radarëve të Tajvanit prej 665 milionë dollarësh. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, ambasada kineze në Uashington ka njoftuar se Kina kërkon nga Shtetet e Bashkuara të anulojnë shitjen e armëve Tajvanit, në të kundërtën Uashingtoni do të përballet me “veprim reciprok”. Laura Rosenberger, sekretare e lartë e Shtëpisë së Bardhë për çështjet e Kinës dhe Tajvanit, tha: "Shitja e armëve me vlerë 1.1 miliard dollarë nga SHBA për Tajvanin, e shpallur të premten, pasqyron vlerësimin e Uashingtonit për nevojat e mbrojtjes së Tajvanit, që rrjedhin nga kërcënimet nga Kina". Tensionet mes SHBA-së dhe Kinës, e cila e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj, janë në kulmin e tyre. Shitja e re e armëve vjen një muaj pasi vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në Tajvan zemëroi Pekinin. Në përgjigje të kësaj vizite, Kina filloi stërvitjen më të madhe ushtarake në historinë e saj rreth ishullit të Tajvanit.