Dërgimi i anijeve amerikane dhe kanadeze në ngushticën e Tajvanit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i132190-dërgimi_i_anijeve_amerikane_dhe_kanadeze_në_ngushticën_e_tajvanit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja në vazhdim të politikave të tyre ndërhyrëse në Tajvan, kanë dërguar anije luftarake në ngushticën e Tajvanit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 21, 2022 13:51 Europe/Tirane
  • Dërgimi i anijeve amerikane dhe kanadeze në ngushticën e Tajvanit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja në vazhdim të politikave të tyre ndërhyrëse në Tajvan, kanë dërguar anije luftarake në ngushticën e Tajvanit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Uashingtoni së bashku me Kanadanë dërguan anijet e tyre luftarake në ngushticën e Tajvanit; e cila është pika më e ndjeshme dhe me tensione më të mëdha në botë.
Marina Amerikane me anë të një deklarate, njoftoi: "Luftanija amerikane “USS Higgins” me aftësinë e raketave të drejtuara, e shoqëruar nga fregata e klasit Halifax e marinës kanadeze, HMCS Vancouver, kaloi përmes ngushticës së Tajvanit të martën".
Në tre javët e fundit, kjo është hera e tretë që SHBA dërgon anijet e saj luftarake përmes ngushticës së Tajvanit.
Presidenti amerikan Joe Biden tha së fundmi në një intervistë për CBS se nëse Kina sulmon ishullin e Tajvanit, forcat amerikane do të mbrojnë Tajvanin. Së fundmi, në legjislaturën amerikane u miratua një projekt-ligj, sipas të cilit ndihma e parë direkte ushtarake amerikane do t'i jepet Tajvanit.
Para miratimit të këtij projektligji në Kongresin Amerikan, Uashingtoni kishte shpallur shitjen e 1.1 miliardë dollarë armë Tajvanit si dhe pajisje të avancuara ushtarako-mbrojtëse.