Reagimi i Kinës ndaj sanksioneve të reja amerikane kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i132632-reagimi_i_kinës_ndaj_sanksioneve_të_reja_amerikane_kundër_iranit
Qeveria kineze reagoi ndaj sanksioneve të reja amerikane për të lehtësuar shitjen e naftës dhe produkteve të naftës iraniane.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 01, 2022 12:09 Europe/Tirane
  • Reagimi i Kinës ndaj sanksioneve të reja amerikane kundër Iranit

Qeveria kineze reagoi ndaj sanksioneve të reja amerikane për të lehtësuar shitjen e naftës dhe produkteve të naftës iraniane.

 Mao Ning, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, në një konferencë të përditshme për shtyp në përgjigje të këtyre sanksioneve tha: Kina ka qenë gjithmonë kundër sanksioneve të paligjshme dhe të pajustifikueshme dhe të ashtuquajturës tejkalim gjyqësor të Shteteve të Bashkuara. Më tej ai theksoi: Është e nevojshme që pala amerikane të braktisë praktikën e gabuar të përdorimit të sanksioneve në çdo fazë dhe të marrë më shumë masa për të sjellë fryte në negociatat për t'u kthyer në JCPOA. Thesari i SHBA-së njoftoi në një deklaratë të enjten në mbrëmje se ka futur në listën e sanksioneve 10 kompani dhe një anije me pretekstin e lehtësimit të eksportit të naftës iraniane. Katër prej kompanive të sanksionuara janë me bazë në Kinë.  Sanksionet e reja amerikane janë vendosur në kushtet që qeveria e presidentit të këtij vendi, Joe Biden, pretendon se ai përmes negociatave synon të sigurojë bazat e nevojshme për rikthimin e vendit të tij në marrëveshjen bërthamore JCPOA.