Liz Truss, kryeministrja më jopopullore e Britanisë
(last modified Mon, 03 Oct 2022 18:18:05 GMT )
Tetor 03, 2022 20:18 Europe/Tirane
  • Liz Truss, kryeministrja më jopopullore e Britanisë

Liz Truss, kryeministrja e re britanike, ka regjistruar shkallën më të ulët të popullaritetit për një kryeministër në vend që nga viti 2010.

Çështja e luftimit të krizës ekonomike britanike është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet Liz Truss, kryeministrja e sapoemëruar e këtij vendi. Planet ekonomike të Terras kanë përkeqësuar krizën në Britani dhe kanë krijuar një perspektivë të errët për popullin e saj. Pa mbushur muajin në krye të qeverisë britanike, kryeministrja e re Liz Truss, ka bërë sot në mëngjes një kthesë 360 gradë në politikën e saj për uljen e taksës për të pasurit, çka duket se ka shkaktuar revoltë jo vetëm në radhët e deputetëve konservatorë të mbledhur në konferencën vjetore të partisë së tyre në Birmingam, por ka shkaktuar një krizë të madhe ekonomike, me pasoja dhe dëm financiar për ekonominë dhe britanikët e thjeshtë. Qasja e qeverisë së re britanike dhe mini-buxheti i paraqitur shkaktuan reagimin e tregjeve financiare ndërkombëtare dhe rënien e vlerës së sterlinës angleze në nivelin më të ulët në mbi 200 vjet me dollarin amerikan. Shumë deputetë konservatorë janë alarmuar nga papërgjegjshmëria ekonomike e qeverisë së Kryeministres së re e cila nuk kishte mbështetjen e shumicës së deputetëve konservator, dhe nuk ka as mandatin popullor, pasi kryeministrja e re nuk është zgjedhur në këtë post nga elektorati britanik në zgjedhje të reja parlamentare. Rezultatet e sondazhit të institutit kërkimor Opinium, i cili u krye me pjesëmarrjen e 2,000 njerëzve midis 28 dhe 30 shtatorit, treguan se vetëm 18% e britanikëve janë të kënaqur me performancën e Liz Truss dhe 55% nuk ​​e miratojnë atë. Sipas Institutit Opinium, vlerësimi i miratimit të Truss është edhe më i ulët se vlera e miratimit të Boris Johnson, ish-kryeministrit të këtij vendi. "Ky është rezultati më i keq i sondazheve që kemi parë për një kryeministër konservator që nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2010," tha James Crouch, kreu i politikës dhe marrëdhënieve publike për sondazhin. Një tjetër sondazh nga kompania e sondazheve Yougov zbuloi se më shumë se gjysma e britanikëve (51%) duan që kryeministrja britanike Liz Truss të japë dorëheqjen.

 

Tags