Rritet çmimi i naftës bruto në tregun e energjisë
(last modified Fri, 07 Oct 2022 07:49:14 GMT )
Tetor 07, 2022 09:49 Europe/Tirane
  • Rritet çmimi i naftës bruto në tregun e energjisë

Pas marrëveshjes së OPEC+ për uljen e ofertës globale, çmimi i naftës së papërpunuar në tregtinë globale filloi një trend rritës.

Anëtarët e OPEC + së fundmi ranë dakord të ulin furnizimin global të naftës së papërpunuar me 2 milionë fuçi në ditë, që është ulja më e madhe e furnizimit global të naftës së papërpunuar që nga viti 2020. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, çmimi i kontratave të së ardhmes së naftës Brent të Detit të Veriut u rrit me 1.1% dhe arriti në 94.42 cent për fuçi. Ndërkohë, nafta bruto e SHBA-së Ëest Texas Intermediate (ËTI) u tregtua me 88.45 dollarë për fuçi, me një rritje prej 0.8%. Marrëveshja midis Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatëve të saj, përfshirë Rusinë, e njohur si OPEC+, është bërë para shpalljes së embargos ruse të naftës nga Bashkimi Evropian. Pritet që ky vendim i OPEC+ të rrisë presionet financiare në tregun e ofertës dhe të rrisë normën e inflacionit në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe importuesit kryesorë të naftës. Analistët ekonomikë thonë se ky vendim mund të ndikojë shumë në çmimet dhe tendencën e inflacionit në botë dhe pritet që deri në dhjetor të këtij viti çmimi i naftës Brent në Detin e Veriut të arrijë kufirin prej 100 dollarë për fuçi. Reduktimi i prodhimit të naftës do të ketë dy rezultate; Ekonomikisht, për një periudhë më të gjatë, inflacioni që do të mbetet i lartë dhe kjo do të detyrojë bankën qendrore të SHBA ose çdo bankë tjetër qendrore kryesore të ndjekë politika monetare më të shtrënguara, gjë që do të rrisë gjasat për një recesion global.

Tags