Norma dyshifrore e inflacionit në Danimarkë dhe Norvegji
https://parstoday.ir/sq/news/world-i133160-norma_dyshifrore_e_inflacionit_në_danimarkë_dhe_norvegji
Në të njëjtën kohë me rritjen e çmimeve të energjisë në Evropë, Danimarka dhe Norvegjia njoftuan një normë rekord dyshifrore të rritjes së inflacionit, e cila ishte e paprecedentë në katër dekadat e fundit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 11, 2022 16:06 Europe/Tirane
  • Norma dyshifrore e inflacionit në Danimarkë dhe Norvegji

Në të njëjtën kohë me rritjen e çmimeve të energjisë në Evropë, Danimarka dhe Norvegjia njoftuan një normë rekord dyshifrore të rritjes së inflacionit, e cila ishte e paprecedentë në katër dekadat e fundit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Banka Qendrore e Danimarkës me anë në të një deklaratë paralajmëroi se rritja e inflacionit është kërcënimi më i madh për ekonominë e vendit dhe recesionin ekonomik në vitin e ardhshëm dhe mund të parashikohet një rritje e pagave.
Ndërkohë, statistikat e Danimarkës raportuan se norma e inflacionit të vendit arriti shifrën dyshifrore për herë të parë në katër dekada dhe arriti në 10% në shtator. Ky institucion qeveritar ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe gazit si arsye kryesore për normën aktuale të inflacionit.
“Nuk prisja të shihja një normë inflacioni dyshifror, mendova se një gjë të tillë do ta shihja vetëm në librat e historisë”, tha Tor Strummer, kryeekonomisti i Dhomës Daneze të Tregtisë, në lidhje me rekordin dyshifror të normës së inflacionit.
Banka Qendrore e Danimarkës muajin e kaluar tha se rritja e inflacionit është kërcënimi më i madh për ekonominë e vendit, duke parashikuar se norma do të bjerë vitin e ardhshëm dhe i ka kërkuar qeverisë të shkurtojë ndjeshëm shpenzimet për të shmangur pasojat e dëmshme të kësaj situate.
Sipas këtij raporti, situata është e njëjtë edhe në Norvegji dhe ky vend skandinav ka shënuar rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve që nga fillimi i viteve tetëdhjetë, me një normë inflacioni prej 12.1%.
Ekonomistët norvegjezë kanë deklaruar se shkalla e lartë e inflacionit tregon se banka qendrore duhet të punojë më shumë dhe të përdorë më shumë energji për të qetësuar ekonominë.
Thuhet se Banka Qendrore e Norvegjisë ka të ngjarë të rrisë me 0.5% normën e interesit në nëntor me synimin për të ulur normën e inflacionit.
Banka qendrore e këtij vendi të Evropës Veriore ka rritur tre herë normën e interesit me 0.5 njësi çdo herë dhe pret uljen e inflacionit.