Kina  josh ish-pilotët britanikë
(last modified Tue, 18 Oct 2022 18:46:46 GMT )
Tetor 18, 2022 20:46 Europe/Tirane
  • Kina  josh ish-pilotët britanikë

Rreth 30 ish-pilotë ushtarakë britanikë besohet se kanë kaluar në Kinë për të stërvitur forcat ajrore të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit.

Prandaj Britania ka lëshuar një paralajmërim inteligjence ndaj ish-pilotëve të saj në pension për të mos punuar me ushtrinë kineze. “Atyre u ofrohen paketa shumë joshëse financiare,” tha një zyrtar perëndimor i njohur me çështjen duke shtuar se “paraja është një motivues i madh” teksa rrogat e tyre mund të arrijnë deri në 250,000 dollarë në vit. Pilotët e vjetër britanikë duket se përdoren për të kuptuar mënyrën e funksionimit të avionëve dhe pilotëve perëndimorë, një informacion që mund të bëhet vital në raste konflikti. Paralajmërime të tilla kanë ardhur edhe nga vende të tjera perëndimore së fundmi, por zyrtarët nuk mund të bëjnë shumë pasi rekrutimi i tyre nuk është kundër ligjit.

 

Tags