SHBA synon të prodhojë armë me Tajvanin
Qeveria amerikane po shqyrton një plan për prodhimin e përbashkët të armëve me Tajvanin, raportoi sot gazeta japoneze Nikkei, duke cituar tri burime.
Gazeta japoneze tha se Uashingtoni dëshiron të rrisë kapacitetin e prodhimit të armëve për SHBA-në dhe të përshpejtojë transferimin e tyre, si pjesë e hapave për të forcuar parandalimin e Kinës. Presidenti kinez Xi Jinping tha të dielën se i takon popullit kinez të vendosë për çështjen e Tajvanit dhe se Kina kurrë nuk do të heqë dorë për të përdorur forcën, por gjithashtu theksoi se do të përpiqet për një zgjidhje paqësore të problemit. Zyra e Presidentes së Tajvanit në Taipei tha në fillim të kësaj jave se ishulli rebel nuk do të heqë dorë nga sovraniteti i tij dhe nuk do të bëjë kompromis me lirinë dhe demokracinë. Presidenti i Kinës Xi Jinping ka theksuar se qeveria e tij është e përkushtuar për ribashkim paqësor me Tajvanin, por mund të përdorë forcën nëse është e nevojshme. “Zgjidhja e çështjes së Tajvanit është një çështje e vetë popullit kinez dhe duhet të zgjidhet vetëm nga kinezët. Ne do t'i përmbahemi përpjekjes për perspektivën e një ribashkimi paqësor me sinqeritetin më të madh dhe përpjekjet më të mëdha, por kurrë nuk do të angazhohemi për të braktisur përdorimin e forcës dhe rezervojmë opsionin për të marrë të gjitha masat e nevojshme", tha Xi.