Biden zgjati gjendjen e jashtëzakonshme të SHBA në lidhje me Iranin
Nëntor 09, 2022 03:26 Europe/Tirane
Presidenti i SHBA Joe Biden në një letër drejtuar Kongresit të vendit të martën mbrëma zgjati emergjencën kombëtare të SHBA në lidhje me Iranin.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, në një letër drejtuar udhëheqësve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit të SHBA, në të njëjtën kohë me zgjedhjet afatmesme të Kongresit, Biden rinovoi Aktin Kombëtar të Emergjencave që Presidenti duhet të shpallë në 90 ditët e mbetura deri në përvjetorin e këtij Akti. Më 14 nëntor 1979, ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Jimmy Carter shpalli për herë të parë gjendjen e jashtëzakonshme në lidhje me Iranin dhe ky Akt është rinovuar çdo vit nga presidentët e tjerë të SHBA.
Tags