Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ra nën kontrollin e republikanëve
(last modified Thu, 17 Nov 2022 07:48:38 GMT )
Nëntor 17, 2022 08:48 Europe/Tirane
  • Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ra nën kontrollin e republikanëve

Kanë kaluar disa ditë nga zgjedhjet afatmesme të Kongresit Amerikan dhe më në fund republikanët amerikanë arritën të merrnin 218 vendet e nevojshme për të fituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Sipas gazetës Guardian, statistikat e fundit nga numërimi i votave për zgjedhjet amerikane të 8 nëntorit tregojnë se republikanët amerikanë fituan 218 mandate.  Numërimi i votave vazhdon ende, por praktikisht është përcaktuar shumica e këtij kongresi.  Gjatë dy viteve të para të presidencës së Joe Biden, kontrolli i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA ishte në duart e demokratëve.  Gjatë këtyre zgjedhjeve, demokratët mundën të merrnin sërish kontrollin e Senatit duke fituar 50 vende.  Megjithatë, zgjedhjet për Senatin në shtetin e Xhorxhias janë shtyrë në raundin e dytë dhe janë planifikuar të mbahen më 6 dhjetor.  Gjithsesi, “Kamala Harris”, nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, e cila është edhe presidente e Senatit, ka një votë barazimi dhe kur votat barazohen ajo vepron në interes të Partisë së saj Demokratike.  Diferenca e votave mes dy kandidatëve demokratë dhe republikanë në këtë shtet është shumë afër dhe demokratët po mundohen për të fituar edhe këtë mandat.  Megjithatë, fitorja e republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve edhe pse me një shumicë të vogël mund të shkaktojë shumë telashe për Biden; Axhenda e tij legjislative do të bllokohet efektivisht dhe republikanët do të bëjnë presion të fortë për të mbikëqyrur punën e administratës së Uashingtonit.

Tags