Messi bën historinë me Argjentinën – kalon Maradonën dhe Batistutën
Lionel Messi ka bërë histori në Botërorin e 2022-ës pasi që shënoi golin e parë për Argjentinën nga penalltia
Kapiteni i Argjentinës shënoi golin e parë për Kombëtaren e tij në ndeshjen e parë të Botërorit në Katar kundër Arabisë Saudite. Messi shënoi nga penalltia pasi që Cristian Romero i Tottenhamit u pengua në zonë e ku VAR dha penallti për ta.
Goli i Messit do të thotë që ai shënon i pari në katër Botërorët e Argjentinës (më 2006, 2018 dhe 2022). Ylli i Paris Saint-Germain ka kaluar legjendën e Argjentinës Diego Maradona (1982, 1986 dhe 1984) dhe Gabriel Batistuta (1994, 1998 dhe 2002), të cilët kishin shënuar tre gola në tri garat.
Argjentina është bërë skuadra e parë në historinë e Botërorit që ka katër lojtarë mbi moshën 34 vjeçare në formacionin titullar, me Messi, Nicolas Otamendi, Angel Di Maria dhe Papu Gomes që kanë startuar në 11-ën e Scalonit. Ndeshja e dytë e Argjentinës në grupe të Botërorit është të shtunën kundër Meksikës.