Greva të gjera në Evropë në prag të Vitit të Ri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i135920-greva_të_gjera_në_evropë_në_prag_të_vitit_të_ri
Me vazhdimin e grevave dhe protestave në rrjetet e transportit publik anë e mbanë Evropës, më shumë kompani i janë bashkuar grevistëve gjatë pushimeve para Vitit të Ri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 03, 2022 12:14 Europe/Tirane
  • Greva të gjera në Evropë në prag të Vitit të Ri

Me vazhdimin e grevave dhe protestave në rrjetet e transportit publik anë e mbanë Evropës, më shumë kompani i janë bashkuar grevistëve gjatë pushimeve para Vitit të Ri.

Me kërcënimet e sindikatave të hekurudhës dhe aviacionit civilë anë e mbanë Evropës për organizimin e grevave të gjera gjatë muajve dhjetor dhe janar, ekziston mundësia se do të krijohen pengesa shumë të gjera në udhëtimet para pushimeve të Vitit të Ri.  

Raportet tregojnë se me qindra punonjës të sektorit të sigurisë së hekurudhës ndërkombëtare "EuroStar" do të hyjnë në grevë në prag të festave të fundvitit. Ata kanë deklaruar se gjatë ditëve më 16, 18, 22, 23 dhjetor do të hyjnë në grevë ndërsa sindikata kombëtare e transportit detar dhe tokësor RMT, ka deklaruar se kjo grevë do të ushtrojë ndikim shumë të madh mbi udhëtimet e parashikuara.

Sindikatat e punëtorëve në Francë gjithashtu kanë organizuar greva nga 2 deri më 4 dhjetor. Thuhet se zhvillimi i këtyre grevave do të shkaktojë shumë pengesa në rrjetin e transportit hekurudhor. Sindikata e punëtorëve në Francë gjithashtu ka kërcënuar edhe kompaninë e linjave ajrore me çmime të lira për të marrë veprime në këtë drejtim.

Punonjësit e kompanisë së linjave ajrore portugeze TAP Air gjithashtu kanë deklaruar se do të zhvillojnë grevë më 8 dhe 9 dhjetor për shkak të uljes së rrogës, mungesës së punonjësve dhe kushteve të këqija të punës. Kjo kompani aktualisht ka anuluar 360 fluturime dhe ky vendim do të ushtrojë ndikim mbi 50 mijë pasagjerë.