Bolton njofton kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA
(last modified Tue, 06 Dec 2022 07:44:18 GMT )
Dhjetor 06, 2022 08:44 Europe/Tirane
  • Bolton njofton kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, njoftoi se po mendon të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i Shteteve të Bashkuara, tha se nëse kandidatët aktualë republikanë për presidencën e refuzojnë Trumpin, unë jam gati të hyj në garë.   Duke vënë në dukje deklaratat e Donald Trump për Kushtetutën e SHBA-së, Bolton shtoi se kushdo që sfidon Kushtetutën është joamerikan.  Donald Trump kohët e fundit bëri thirrje për heqjen e Kushtetutës së SHBA. Në rrjetin e tij social të njohur si “E vërteta”, duke këmbëngulur në teorinë e konspiracionit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, Trump bëri thirrje për përfundimin e Kushtetutës së SHBA-së për të anuluar rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe për t’u kthyer në pushtet si president.   Trump për këtë shkroi: A jeni (gati) të hidhni rezultatet e zgjedhjeve të 2020 dhe të shpallni fituesin e vërtetë, apo (të mbani) një zgjedhje të re? Një mashtrim masiv në një shkallë të tillë, do të lejonte që të gjitha ligjet dhe rregulloret, madje edhe ato që gjenden në Kushtetutën (SHBA), të ndërpriteshin dhe të liheshin mënjanë.

Tags