Indiferenca e Parisit ndaj situatës së emigrantëve
(last modified Tue, 06 Dec 2022 07:44:28 GMT )
Dhjetor 06, 2022 08:44 Europe/Tirane
  • Indiferenca e Parisit ndaj situatës së emigrantëve

Qindra emigrantë, të cilët thonë se janë nën moshën ligjore, u mblodhën para ndërtesës së qeverisë franceze në Paris me kërkesën për të përcaktuar statusin e tyre.

Sipas IRNA, këta emigrantë afrikanë, numri i të cilëve është nga 200 deri në 350, u vendosën në çadrat e tyre në lagjen e parë të Parisit, përballë ndërtesës së qeverisë, diku midis Muzeut të Luvrit dhe Pallatit Mbretëror . Kanali i lajmeve "France Info" për këtë raportoi: Sipas një prej shoqatave të mbështetjes së emigrantëve (Utopia56), kërkesa e këtyre personave është që qeveria t’i japë zgjidhje vendbanimit të tyre për t'i dhënë fund "krizës humanitare në periferi të Paris”, si dhe më shumë vëmendje nga ana e qeverisë me fillimin e sezonit të ftohtë. Kjo shoqatë në llogarinë e saj në Tëitter ka shkruar: “Heshtja e qeverisë ndaj 350 adoleshentëve që jetojnë në rrugë është e padurueshme. Ata që kanë dyshime për këtë çështje duhet të shohin që ukrainasve ishte e mundur të vendosnin emigrantë”. Edhe kanali i lajmeve “Europe1” në një reportazh deklaroi: qindra çadra përballë ndërtesës së qeverisë, pak hapa larg Muzeut të Luvrit, tregojnë situatën e pazakontë dhe të tensionuar në këtë zonë në zemër të kryeqytetit. Ky raport citonte një prej emigrantëve dhe shkruante se ai flinte në rrugë çdo natë për disa muaj pasi kishte mbërritur në Francë dhe për shkak të motit më të ftohtë, këta njerëz kanë nevojë të madhe për strehim. Shoqatat e të drejtave të emigrantëve kanë bërë të ditur se deri në marrjen e vendimit për akomodimin e këtyre personave, të cilët thuhet se janë të gjithë të mitur (16-18 vjeç), ky tubim do të vazhdojë me çdo kusht. 

Tags