A do të befasojë Maroku edhe Francën?
(last modified Wed, 14 Dec 2022 10:56:16 GMT )
Dhjetor 14, 2022 11:56 Europe/Tirane
  • A do të befasojë Maroku edhe Francën?

Pas gjysmëfinales së mbrëmshme ndërmjet Kroacisë dhe Argjentinës, sonte vjen gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, ku përballen befasia më e madhe e këtij Botërori, Maroku dhe Franca.

Maroku dhe ‘Gjelat’ do të përplasen sonte në sfidën për të siguruar ‘vizën’ për finalen e madh të këtij Botërorit 2022.

Kampionët në fuqi të Botës, synojnë ta thyen Marokun, kjo e fundit ka çuar të shpija edhe Kombëtaret e mëdha si Spanjën dhe Portugalinë.

Marokianët me mbrojtjen e hekurt dhe kundërsulmet e shpejta, do të provojnë që të bëjnë një tjerë sensacion kundër Francës.

Skuadra e Didier Deschamps, e cila në çerekfinale eliminoi Anglinë, llogaritët favorit në duel me Marokun të paktën në letër, megjithatë, ky mision për francezët nuk do të jetë aspak i lehtë përball një Maroku që në turne më të madh në botën e futbollit ka treguar nuk thyhet lehtë.

Ndeshja Franca-Maroku nis në orën 20:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Ndërkaq, Maroku me plot meritë mund të cilësohet sensacioni i këtij edicioni të Kupës së Botës, pasi që eliminatore e mposhti Spanjën me penallti, kurse në çerekfinale e eliminoi Portugalinë me shifrat 1:0.

Përballja e fundit mes Francës dhe Marokut daton në muajin nëntor të vitit 2007, ku asokohe ndeshja u mbyll pa fitues me rezultat të barabartë 2:2.

Për Francën sot nuk do të paraqiten Benzema, Hernandez kurse te Maroku mungon Walid Cheddira për shkak të kartonit të kuq.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Franca (4-2-3-1): Lloris; Kounde, Varane, Upamecano, T. Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Griezmann, Mbappe; Giroud

Maroku (4-3-3): Bono; Hakimi, El Yamiq, Aguerd, Mazraoui; Ounahi, Amrabat, Amallah; Ziyech, En-Nesyri, Boufal