Estonia do t’i japë Ukrainës asetet e bllokuara ruse
https://parstoday.ir/sq/news/world-i137588-estonia_do_t’i_japë_ukrainës_asetet_e_bllokuara_ruse
Estonia asetet e ngrira të Rusisë planifikon t’i transferojë në Ukrainë, tha ministri i jashtëm i këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 05, 2023 07:29 Europe/Tirane
  • Estonia do t’i japë Ukrainës asetet e bllokuara ruse

Estonia asetet e ngrira të Rusisë planifikon t’i transferojë në Ukrainë, tha ministri i jashtëm i këtij vendi.

Sipas agjencisë së lajmeve Tass, ministri i jashtëm estonez Urmas Rinsallo të mërkurën njoftoi se shuma e aseteve të ngrira ruse në Estoni është 17 miliardë euro. Ai shtoi se pavarësisht se vendet anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të krijojë një kornizë ligjore për transferimin e aseteve të ngrira ruse në Ukrainë, procesi i hartimit të këtij kuadri ligjor është pezulluar. Rinsallo ka thënë: Prandaj, Estonia vendosi të krijojë strukturën e saj ligjore për përdorimin e aseteve ruse. Ndërkohë qeveria e kancelarit gjerman Olaf Schulz së bashku me aleatët e saj, nëse zgjidhen çështjet ligjore, është e gatshme të përdorë miliarda euro nga asetet e konfiskuara të Rusisë, për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës, raportoi të martën Bloomberg. Agjencia citoi njerëz të informuar dhe shtoi: Pavarësisht se ka mbështetur kërkesën e Kievit për të marrë kompensim lufte, qeveria Schulz për shkak të ndërlikimit të çështjes së sekuestrimit të aseteve të qeverisë ruse dhe qëndrimit të disa anëtarëve të koalicionit qeverisës, ende nuk ka marrë një qëndrim zyrtar për këtë çështje. Qëndrimet e tensionuara të brendshme të qeverisë gjermane tregojnë për dallimet e gjera të komunitetit ndërkombëtar, për të mbajtur një qëndrim të përbashkët në këtë drejtim.  Mundësia që Berlini të zgjidhë mosmarrëveshjet e brendshme në këtë drejtim, si dhe qëndrimi i rreptë i Bashkimit Evropian, mund të ushtrojë presion mbi Shtetet e Bashkuara që të bllokojë asetet ruse, siç janë rezervat e bankës qendrore të këtij vendi, të cilat janë konfiskuar pasi forcat e ruse nisën sulmin ndaj Ukrainës. Bashkimi Evropian dhe partnerët e tij në Grupin G7 të vendeve të pasura, kanë sekuestruar rreth 300 miliardë euro (311 miliardë dollarë) nga rezervat e bankës qendrore ruse.   Gjithashtu, afro 19 miliardë euro, janë pasuritë e biznesmenëve dhe pronarëve të bizneseve ruse të cilat i janë dhënë Bashkimit Evropian. Këto shuma nuk janë të plota dhe për momentin këto pasuri mbahen në kushte të panjohura dhe nuk mund të shfrytëzohen apo të shpërndahen. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Perëndimi dhe aleatët e tij kanë vendosur sanksione të gjera kundër zyrtarëve dhe bizneseve ruse.   Bashkimi Evropian deri më tani ka prezantuar 9 paketa sanksionesh kundër Moskës. Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian dhe Grupi G7 për të goditur ekonominë ruse kanë vendosur një tavan çmimi për blerjet e naftës nga Moska. Ky tavan është vendosur në 60 dollarë për fuçi.