Gjermania partneri më i rëndësishëm tregtar i Iranit në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i137902-gjermania_partneri_më_i_rëndësishëm_tregtar_i_iranit_në_evropë
Media gjermane, sipas raportit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Gjermanisë, raportoi se Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar i Iranit në Evropë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 10, 2023 15:13 Europe/Tirane
  • Gjermania partneri më i rëndësishëm tregtar i Iranit në Evropë

Media gjermane, sipas raportit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Gjermanisë, raportoi se Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar i Iranit në Evropë.

Revista Tagesshau shkruante: Tendenca e eksporteve gjermane drejt Iranit në vitin 2022 ishte në rritje, pasi nga janari deri në nëntor të vitit të kaluar, eksportet gjermane në Iran u rritën me 12.7% duke arritur një vëllim rreth një miliardë e gjysmë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Raporti i Zyrës Federale të Statistikave njftoi se në vitin 2021, vlera e eksporteve gjermane në Iran ishte më e lartë se 1.4 miliardë euro. Pavarësisht tensioneve politike mes dy vendeve për shkak të ndërhyrjeve të Berlinit në punët e brendshme të Iranit, vëllimi i eksporteve të ekonomisë më të madhe të Evropës drejt Iranit është rritur. Gjermania në vitet e kaluara ka eksportuar makineri, produkte kimike dhe ushqime në Iran. Në të njëjtën kohë, sipas këtij raporti, eksportet e Iranit në Gjermani në vitin 2022 ishin 278 milionë euro, që është një rënie prej 2.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një vit më parë.