Sindikatat franceze bëjnë thirrje për grevë
(last modified Thu, 12 Jan 2023 06:00:43 GMT )
Janar 12, 2023 07:00 Europe/Tirane
  • Sindikatat franceze bëjnë thirrje për grevë

Sindikatat franceze kanë bërë thirrje për një raund të ri grevash për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për të rritur moshën e detyrueshme të pensionit.

Në muajt e fundit, punëtorët e sektorëve të ndryshëm në Francë dhe Britani kanë zhvilluar greva të njëpasnjëshme për të protestuar ndaj kushteve të jetesës dhe krizës së inflacionit dhe rritjes së kostos së jetesës për shkak të negociatave të pafrytshme me autoritetet përgjegjëse për kërkesat e tyre. Sipas gazetës “Morning Star”, kryeministrja e Francës “Elizabeth Bourne”, njoftoi të martën se mosha e pensionit të punëtorëve në këtë vend do të rritet në 64 vjeç. Punëtorët në Francë, ashtu si bashkëpunëtorët e tyre në Britani, janë përballur me krizën e ashpër të kostos së  lartë të jetesës gjë që ka çuar në disa valë grevash në të dy vendet. Sipas këtij raporti, tetë sindikata të mëdha franceze dënuan ndryshimin dhe bënë thirrje për një grevë më 19 janar. “Laurent Berget”, sekretari i përgjithshëm i sindikatës “Konfederata Demokratike e Punës së Francës”, dënoi ndryshimet e propozuara nga qeveria franceze në sistemin e pensioneve dhe e cilësoi atë si “reformën më mizore të pensioneve të 30 viteve të fundit”. Muajin e ardhshëm (shkurt), parlamenti francez supozohet të ketë një diskutim të nxehtë për këtë plan, i cili është kundërshtuar nga shumica e partive opozitare të qeverisë.