Britania tërhoqi përkohësisht ambasadorin e saj nga Teherani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i138132-britania_tërhoqi_përkohësisht_ambasadorin_e_saj_nga_teherani
Ministri i Jashtëm britanik James Cleverly njoftoi se pas ekzekutimit të Alireza Akbarit, Londra ka tërhequr përkohësisht ambasadorin e saj nga Teherani për konsultime të mëtejshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 15, 2023 04:34 Europe/Tirane
  • Britania tërhoqi përkohësisht ambasadorin e saj nga Teherani

Ministri i Jashtëm britanik James Cleverly njoftoi se pas ekzekutimit të Alireza Akbarit, Londra ka tërhequr përkohësisht ambasadorin e saj nga Teherani për konsultime të mëtejshme.

Sipas Iran Press Neës Agency, James Cleverly të shtunën publikoi një mesazh në Tëitter, duke pretenduar se Londra po shqyrton hapat e ardhshëm në përgjigje të ekzekutimit të Akbarisë. Alireza Akbari, i cili ka shtetësi të dyfishtë iranio-britanike, u dënua me vdekje për korrupsion dhe veprim kundër sigurisë së brendshme dhe të jashtme të vendit nëpërmjet spiunazhit për aparatin e inteligjencës së qeverisë britanike dhe u ekzekutua me varje. Ndërkohë, të shtunën, Simon Shercliffe, ambasadori britanik në Teheran, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga Drejtori i Përgjithshëm i Evropës Perëndimore në përgjigje të ndërhyrjeve të papërshtatshme të Britanisë, përfshirë atë në fushën e sigurisë kombëtare të Iranit. Në këtë takim, ambasadori tha se protesta e Iranit lidhur me aktet e sabotimit dhe veprimet që bien ndesh me sigurinë kombëtare të Republikës Islamike të Iranit iu pasqyruan qeverisë britanike. Drejtori i përgjithshëm i Evropës Perëndimore shtoi:   Mbështetja e pajustifikuar dhe djallëzore për agjentin e spiunazhit nuk përputhet me pretendimin e marrëdhënieve të bazuara në respektin reciprok dhe vazhdimi i veprimeve të tilla të paligjshme dhe kriminale nuk mund të tolerohet në asnjë mënyrë, prandaj qeveria britanike duhet të pranojë pasojat e përgjegjësisë së saj.