Erdogan:  Turqia mund ta pranojë Finlandën në NATO, pa Suedinë
(last modified Mon, 30 Jan 2023 08:02:23 GMT )
Janar 30, 2023 09:02 Europe/Tirane
  • Erdogan:  Turqia mund ta pranojë Finlandën në NATO, pa Suedinë

Presidenti i Turqisë për herë të parë tha se Ankaraja mund ta pranojë Finlandën si një anëtare të NATO-s pa fqinjin e saj evropian verior, Suedinë.

Sipas Guardian; Recep Tayyip Erdogan në një takim me të rinjtë tha:  Ankaraja mund të marrë një vendim “ndryshe” për anëtarësimin e mundshëm të Finlandës në NATO dhe ky vendim mund të tronditë Suedinë. Erdogan gjithashtu dënoi djegien e Kuranit gjatë protestave të së djathtës ekstreme në Suedi; Ai ka kundërshtuar anëtarësimin e këtij vendi në NATO, për shkak se Suedia ka refuzuar ekstradimin e dhjetëra personave që Ankaraja i kërkon. Komentet e Erdogan erdhën disa ditë pasi Ankaraja pezulloi bisedimet e pranimit në NATO të të dy vendeve. Komentet e presidentit turk vijnë ndërkohë që shpresat që aleanca e NATO-s të zgjerohet në 32 vende janë zbehur. Më 18 maj 2022, pas fillimit të luftës në Ukrainë,  Suedia dhe Finlanda, vendeve të këtij unioni ushtarak të mbrojtjes i paraqitën një kërkesë për anëtarësim në NATO. Me këtë kërkesë ata i dhanë fund politikës së tyre të neutralitetit.  Megjithatë, anëtarësimi i anëtarëve të rinj në NATO kërkon miratimin e të gjithë anëtarëve të kësaj organizate ushtarake dhe deri më tani Turqia dhe Hungaria nuk e kanë miratuar anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Tags