Rënia e fuqisë ushtarake së Britanisë
(last modified Mon, 30 Jan 2023 08:02:51 GMT )
Janar 30, 2023 09:02 Europe/Tirane
  • Rënia e fuqisë ushtarake së Britanisë

Burimet britanike të mbrojtjes kanë zbuluar se një gjeneral i lartë amerikan i ka thënë privatisht sekretarit britanik të mbrojtjes se ushtria e vendit të tij nuk konsiderohet më një forcë luftarake e nivelit të lartë.

Sky News në një raport shkroi; Zyrtarët britanikë të mbrojtjes besojnë se pas luftës në Ukrainë, aftësitë ushtarake të këtij vendi duhet të forcohen sa më shpejt që të jetë e mundur, përndryshe forcat e ushtrisë "nuk do të jenë në gjendje të mbrojnë këtë vend dhe aleatët e tij". Zyrtarë amerikanë thanë se kryeministri britanik Rishi Sunak duhet " në kushtet e kërcënimit në rritje të sigurisë nga ana e Rusisë e udhëhequr nga Vladimir Putin, duhet të ndërmarrë veprime urgjente ". Sipas tyre ndër këto masa është rritja e buxhetit të mbrojtjes me të paktën 3 miliardë paund në vit, ndalimi i planeve për zvogëlimin e ushtrisë dhe lehtësimi i rregullave të blerjes së armëve në kohë paqeje. Rezultat tronditëse të nxjerra  nga Sky News tregojnë se nëse do të ketë një luftë, forcat e armatosura britanike do të mbeten pa municione “brenda pak ditësh”. Ndërkohë ky vend nuk ka aftësinë për të mbrojtur qiellin e tij kundër sulmeve me raketa dhe dron të cilat aktualisht po i përballon Ukraina. Sipas vlerësimeve do të duhen pesë deri në 10 vjet që ushtria britanike të krijojë një divizion luftarak prej 25,000 deri në 30,000 ushtarësh profesionistë në tanke, artileri dhe helikopterë. Rezultatet e këtij rrjeti anglez gjithashtu thonë; Rreth 30% e forcave britanike në gatishmëri të lartë, janë rezervistë që nuk janë në gjendje të mobilizohen brenda kornizës kohore të NATO-s. Pjesa më e madhe e flotës së automjeteve të blinduara të ushtrisë britanike është ndërtuar midis 30 dhe 60 vjet më parë dhe ende nuk është përgatitur një plan për zëvendësimin e plotë të tyre. Sky News shkroi: Pas evazionit rus ndaj Ukrainës vitin e kaluar, fuqitë evropiane si Franca dhe Gjermania njoftuan planet për të rritur ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes. Ish-kryeministri britanik Boris Johnson në vitin 2020 njoftoi se do të rriste shpenzimet e mbrojtjes të vendit me 16 miliardë paund, që është shifra më e lartë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, por zyrtarët britanikë të mbrojtjes i thanë Sky News se inflacioni i gjerë dhe zhvlerësimi i paundit, e kanë penguar zbatimin e këtij plani. Anglia që nga fillimi i luftës në Ukrainë është bërë një lojtar aktiv në luftë.  Ky vend së fundmi ka njoftuar marrëveshjen e tij për të dërguar tanke të avancuara Challenger 2 në Ukrainë. Ky vendim është marrë ndërsa Patrick Sanders, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike, deklaroi se dërgimi i tankeve dhe pajisjeve të artilerisë në Ukrainë do të dobësojë përkohësisht ushtrinë britanike dhe do të zvogëlojë aftësinë e saj për t'u përballur me Rusinë.

Tags