Mijëra protestues përleshen me policinë në Greqi
(last modified Sun, 05 Mar 2023 18:49:33 GMT )
Mars 05, 2023 19:49 Europe/Tirane
  • Mijëra protestues përleshen me policinë në Greqi

Forcat e policisë në Greqi janë përleshur me mijëra protestues jashtë parlamentit në qendër të Athinës gjatë demonstratave mbi një përplasje treni që la gati 60 të vdekur në fund të shkurtit.

Rreth 10,000 njerëz, përfshirë studentë dhe punëtorë hekurudhorë, u mblodhën në të dielën për të kërkuar standarde më të mira sigurie në rrjetin hekurudhor. "Ky krim nuk do të harrohet," bërtitën protestuesit ndërsa lëshuan në qiell balona të zeza. Në një pankartë shkruhej “Politikat e tyre kushtojnë jetë njerëzish”. Të paktën 57 vetë, duke përfshirë disa studentë universiteti, vdiqën kur një tren pasagjerësh u përplas me një transportues mallrash më 28 shkurt. Treni, që udhëtonte nga Athina për në qytetin verior të Selanikut, ishte i mbushur me studentë universiteti që ktheheshin pas një fundjave të gjatë pushimi. Punonjësit e hekurudhave, të cilët humbën edhe ata kolegët e tyre në aksident, kanë organizuar greva gjatë ditëve të fundit për të denoncuar investimet e pamjaftueshme në infrastrukturën hekurudhore. Qeveria ka fajësuar gabimin njerëzor dhe një zyrtar hekurudhor përballet me akuza për vrasje.

 

Tags