Turqi, juglindja goditet nga përmbytje të mëdha
https://parstoday.ir/sq/news/world-i141166-turqi_juglindja_goditet_nga_përmbytje_të_mëdha
Turqia duket se nuk po gjen qetësi së fundmi pasi, pas tërmeteve të rënda u godit edhe nga përmbytjet për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, që u morën jetën 13 personave në provincat juglindore të Turqisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 15, 2023 19:44 Europe/Tirane
  • Turqi, juglindja goditet nga përmbytje të mëdha

Turqia duket se nuk po gjen qetësi së fundmi pasi, pas tërmeteve të rënda u godit edhe nga përmbytjet për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, që u morën jetën 13 personave në provincat juglindore të Turqisë.

Përmbytjet ndodhën pikërisht në zonat që u përfshinë nga tërmeti muajin e kaluar. Dy qytetarë gjetën vdekjen në qytetin Tut në provincën juglindore Adıyaman, ku ujërat e rrëmbyeshëm “fshinë” një shtëpi kontejnerë ku jetonin një grup të mbijetuarish nga tërmeti, ndërsa përmbytjet në provincën fqinje Shanlıurfa vranë katër të tjerë, tha guvernatori Salih Ayhan për transmetuesin privat HaberTürk. Më vonë gjatë ditës, numri i personave që humbën jetën në Şanliurfa është rritur në 11.