71 avionë luftarakë kinezë rreth Tajvanit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i142236-71_avionë_luftarakë_kinezë_rreth_tajvanit
Pekini nisi të shtunën (8 prill) manovra ushtarake në ngushticën e Tajvanit që do të vazhdojnë deri të hënën (10 prill), duke mobilizuar të paktën nëntë anije luftarake dhe 71 avionë ushtarakë, tha Komanda e Krahut Lindor të Ushtrisë së Kinës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 08, 2023 20:47 Europe/Tirane
  • 71 avionë luftarakë kinezë rreth Tajvanit

Pekini nisi të shtunën (8 prill) manovra ushtarake në ngushticën e Tajvanit që do të vazhdojnë deri të hënën (10 prill), duke mobilizuar të paktën nëntë anije luftarake dhe 71 avionë ushtarakë, tha Komanda e Krahut Lindor të Ushtrisë së Kinës.

Patrullat dhe stërvitjet po zhvillohen në zonat detare dhe hapësirën ajrore të ngushticës së Tajvanit në brigjet e ishullit, tha Shi Yi, zëdhënësi i komandës. Sipas televizionit shtetëror kinez, stërvitja fokusohet në aftësinë për të fituar kontrollin e detit, hapësirës ajrore dhe informacionit për të krijuar parandalim dhe "rrethim total" të Tajvanit. Duhet theksuar se Kina e konsideron Tajvanin si një nga provincat e saj që do të merret mbrapsht, nëse është e nevojshme me forcë, dhe e konsideron çdo takim midis liderëve tajvanezë dhe atyre të huaj si një sulm ndaj sovranitetit të saj.