Prill 15, 2023 08:27 Europe/Tirane
  • Infermierët në Angli i kthehen grevës

Sindikata e infermierëve në Angli njoftoi se qeveria nuk u pajtua me propozimet e tyre për përmirësimin e kushteve të punës dhe pagave dhe si kundërpërgjigje do të nisin një raund të ri grevash.

Qeveria mundi të ndalonte grevën e infermierëve për disa javë duke premtuar një përmirësim relativ të kushteve të punës dhe pagave. Kjo është ndërkohë që greva katërditore e mjekëve do të vazhdojë deri të shtunën. Thuhet se në këtë vend pas grevës së mjekëve janë anuluar 350 mijë operacione dhe trajtime të ekzaminimit të pacientëve, grevë e cila është cilësuar si greva më e madhe në historinë e këtij vendi. Kjo është ndërkohë që, sipas Organizatës Kombëtare Britanike të Shëndetësisë, më shumë se shtatë milionë pacientë, përfshirë pacientë me kancer dhe fëmijë të sëmurë, presin në radhë për kurimin e tyre. Mjekët thonë se për shkak të neglizhencës së qeverisë ndaj kërkesës së tyre për sigurimin e mangësive të paraqitura nga Organizata Kombëtare Britanike e Shëndetësisë, mangësi të  cilat çojnë në vdekjen e hershme të pacientëve, dhe shpërfillja e kërkesës së tyre për përmirësimin e kushteve të punës dhe pagave, ata i janë drejtuar opsionit të grevës.

Tags