Amerika shpreh shqetësimin për udhëtimin e Ajetullah Raisi në Damask
https://parstoday.ir/sq/news/world-i143424-amerika_shpreh_shqetësimin_për_udhëtimin_e_ajetullah_raisi_në_damask
Në reagim ndaj vizitës së Ajetullah Sejed Ebrahim Raisi, presidentit të Iranit, në Siri, zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së shprehu shqetësimin për thellimin e marrëdhënieve midis Teheranit dhe Damaskut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 04, 2023 08:02 Europe/Tirane
  • Amerika shpreh shqetësimin për udhëtimin e Ajetullah Raisi në Damask

Në reagim ndaj vizitës së Ajetullah Sejed Ebrahim Raisi, presidentit të Iranit, në Siri, zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së shprehu shqetësimin për thellimin e marrëdhënieve midis Teheranit dhe Damaskut.

Sipas IRNA, Zëvendës-Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit në SHBA, Vedant Patel, në një konferencë shtypi në Uashington, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me reagimin e Uashingtonit ndaj vizitës së presidentit iranian Ajetullah Sejed Ebrahim Raisi në Siri, u përpoq të përcjellë frikën dhe shqetësimin e Amerikës tek të tjerët dhe tha: Qeveritë e Iranit dhe Sirisë vazhdojnë të zgjerojnë marrëdhëniet e tyre dhe ky zgjerim i marrëdhënieve duhet të jetë shqetësues për Amerikën dhe vendet e rajonit si dhe për botën. Duke e cilësuar shqetësuese thellimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Sirisë, zëvendës zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit në SHBA u kërkoi vendeve të botës që të mos normalizojnë marrëdhëniet me Damaskun.  “Patel” vazhdoi pretendimet e Shtëpisë së Bardhë dhe pa iu referuar pushtimeve dhe luftërave dhe lëvizjeve shkatërruese të Uashingtonit në rajonin e Azisë Perëndimore dhe në botë, tha: Amerika nuk do të normalizojë marrëdhëniet e saj me qeverinë e Bashar al-Assad dhe nuk e mbështet normalizimin e marrëdhënieve të vendeve të tjera me Sirinë dhe ne ua kemi bërë të qartë këtë edhe partnerëve tanë. Ky zyrtar i Departamentit të Shtetit të qeverisë Biden shtoi: Amerika beson se zgjidhja politike që përmban Rezoluta 2254 e Këshillit të Sigurimit është e vetmja zgjidhje për t'i dhënë fund konflikteve në Siri. Të mërkurën, Ajetullah Raisi në krye të një delegacioni të rangut të lartë të zyrtarëve politikë dhe ekonomikë vizitoi Sirinë me ftesë zyrtare të presidentit sirian Bashar al-Assad.  Ky udhëtim është vizita e parë e një presidenti të Iranit në Siri që nga viti 2011 dhe fillimi i krizës në këtë vend. Ajetullah Sejed Ebrahim Raisi dhe Bashar Assad, presidentë të Iranit dhe Sirisë, dje pasdite u takuan dhe biseduan me njëri-tjetrin në pallatin presidencial në Damask. Presidentët e Iranit dhe Sirisë, në takimin e përbashkët të delegacioneve të rangut të lartë të dy vendeve, theksuan se marrëdhëniet mes Teheranit dhe Damaskut kanë qenë të qëndrueshme edhe në periudhat më të vështira, pavarësisht zhvillimeve të rënda politike dhe të sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme. Shumë ndryshime rajonale dhe jashtë rajonale nuk kanë mundur të ndikojnë në marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve.