Luftënxitja britanike në Ukrainë po e çon Evropën në katastrofë
Faqja “Declassified UK” e Mbretërisë së Bashkuar, në një raport duke iu referuar veprimeve aventureske të Britanisë në luftën e Ukrainës, nga dërgimi i armëve të kontaminuara me uranium të varfëruar e deri tek lobimi për transferimin e avionëve luftarakë F-16 në frontin ukrainas, deklaroi se qeveria e Londrës po e shtyn Evropën drejt një konflikti katastrofik me Rusinë.
Në këtë artikull, duke iu referuar rolit të spikatur të Anglisë në udhëheqjen e luftës në Ukrainë, thuhet: Vitin e kaluar, pak pas fillimit të luftës, Boris Johnson, kryeministri i Anglisë në atë kohë, ndoshta me urdhër të Uashingtoni shkoi shpejt në Kiev për të penguar bisedimet e paqes mes Presidentit Volodimir Zelenski me Moskën. Në të njëjtën kohë, administrata Biden e bëri të qartë se favorizonte përshkallëzimin e konfliktit, jo përfundimin e tij, si një mundësi për të "minuar" Rusinë, rivalin e saj gjeostrategjik. Që atëherë, Britania ka qenë në ballë të përpjekjeve evropiane për të institucionalizuar konfliktin, duke ndihmuar në lobimin për armë, trajnime dhe inteligjencë ushtarake për forcat ukrainase. Sipas këtij raporti, tanket britanike së bashku me municionet e kontaminuara me uranium të varfëruar janë dërguar në frontin ukrainas. Javën e kaluar, Britania shtoi qindra dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi në listën e saj të eksporteve të armëve në Ukrainë. Ndërkohë thuhet se Pentagoni ka mësuar për dëshirën e Zelenskit për të përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi përmes sistemeve elektronike të përgjimit, në mënyrë që forcat e tij “të jenë në gjendje të sulmojnë forcat ruse në tokën e këtij vendi”. Në vazhdim të këtij shkrimi thuhet se Anglia ka kaluar jorganin përtej pretendimit të Perëndimit për të ndihmuar Ukrainën për t'u mbrojtur kundër Rusisë. Furnizimi në rritje i armëve e ka kthyer Ukrainën në një fushë beteje ndërmjetëse në të cilën do të ringjallet Lufta e Ftohtë. Gjatë vizitës së Zelenskit në Britani javën e kaluar, kryeministri britanik Rishi Sunak veproi si një ndërmjetës de facto i dërgimit të armëve për Ukrainën. Ai duke iu bashkuar të ashtuquajturit "koalicion ndërkombëtar" u mundua t'i bëjë presion administratës Biden dhe vendeve të tjera evropiane për të dërguar avionë luftarakë F-16 në Kiev. Tre ditë më vonë, në samitin e G7 në Japoni, Biden ndryshoi në mënyrë dramatike qëndrimin e tij dhe u dha aleatëve amerikanë dritën jeshile për të blerë jo vetëm F-16 të prodhuar nga SHBA, por edhe avionë luftarakë të gjeneratës së katërt, duke përfshirë Eurofighter dhe Mirage të Mbretërisë së Bashkua për t’i transferuar në Ukrainë. Në lidhje me këtë, zyrtarët britanikë njoftuan se vendi brenda pak javësh do të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas. Zyra e Kryeministrit britanik ka njoftuar se qëllimi i Rishi Sunak është të krijojë një “forcë të re ajrore për Ukrainën me avionë F-16 të standardeve të NATO-s”. Ai beson se "vendi i vërtetë i Ukrainës është në NATO". Por këto përpjekje duket se synojnë edhe një herë bllokimin e çdo rruge të mundshme drejt paqes. Kohët e fundit u raportua se eksportet britanike të armëve kanë arritur një rekord prej 8.5 miliardë paund, më shumë se dyfishi i totalit të vitit të kaluar. Hera e fundit që Britania ishte kaq e suksesshme në shitjen e armëve ishte në vitin 2015 në kulmin e luftës siriane.