Erdogan shpall fitoren në balotazhin historik të zgjedhjeve turke
(last modified Sun, 28 May 2023 16:55:06 GMT )
May 28, 2023 18:55 Europe/Tirane
  • Erdogan shpall fitoren në balotazhin historik të zgjedhjeve turke

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur fitoren në balotazhin historik të zgjedhjeve presidenciale turke.

"Ne do të qeverisim vendin për pesë vitet e ardhshme," u tha Erdogan mbështetësve të tij të dielën në mbrëmje në lagjen e tij në Stamboll. “Dashtë Zoti, ne do ta meritojmë besimin tuaj”. Me më shumë se 98 për qind të votave të numëruara mbrëmjen e së dielës, Erdogan kryeson garën me 52.20 për qind, ndërsa Kilicdaroglu ishte 47.80 për qind. Agjencia shtetërore Anadolu raportoi se pjesëmarrja në votime ishte 85.24 për qind. Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë do të publikojë rezultatin zyrtar më vonë. Më herët gjatë ditës, Erdogan u kërkoi mbështetësve të tij “të qëndrojnë në kutitë e votimit derisa të finalizohen rezultatet”. Të cilësuara si zgjedhjet më të rëndësishme të Turqisë në historinë e kohëve të fundit, votimi i së dielës do të vendosë jo vetëm se kush e udhëheq Turqinë, por edhe se si qeveriset ajo mes një krize ekonomike që pa monedhën kombëtare të bjerë shumë ndaj dollarit. Inflacioni në Turqi arriti në 85% në tetorin e  vitit të kaluar.

 

Tags