Ka vdekur zbuluesi i krimeve amerikane në Vietnam
(last modified Sat, 17 Jun 2023 17:31:59 GMT )
Qershor 17, 2023 19:31 Europe/Tirane
  • Ka vdekur zbuluesi i krimeve amerikane në Vietnam

Ish-analisti ushtarak që zbuloi dokumentet e Pentagonit për Luftën e Vietnamit, vdiq në moshën 92-vjeçare

Daniel Ellsberg, një ish-analist ushtarak që botoi dokumente sekrete të Pentagonit në vitin 1971 në "New York Times" dhe media të tjera amerikane, zbuloi vendimet prapaskenave të qeverisë së Amerikës në Luftën e Vietnamit; zbulime këto që e detyruan Henry Kissingerin ta quante atë "njeriu më i rrezikshëm në Amerikë".

Pas këtyre zbulimeve, Ellsberg u dënua fillimisht me maksimum 115 vjet burg për akuzat e spiunazhit, vjedhjes dhe komplotit, por më në fund, pas seancave të shumta gjyqësore dhe presionit të opinionit publik botëror, qeveria amerikane u detyrua përfundimisht ta lirojë atë.

Ushtria amerikane pushtoi Vietnamin me pretekstin e luftës kundër komunizmit dhe forcat ushtarake amerikane përdhunuan dhe vranë shumë gra dhe civilë gjatë luftës. Ndërmjet viteve 1961 dhe 1971, ushtria amerikane spërkati rreth 12 milionë litra të një herbicidi kimik të quajtur "Agent Orange" në një sipërfaqe mbi 30,000 milje të Vietnamit të Jugut.

Sipas Organizatës së Kryqit të Kuq të Vietnamit, rreth një milion vietnamezë janë prekur nga lënda kimike Agent Orange, nga të cilët 150,000 janë fëmijë. Qeveria amerikane e ka mohuar këtë statistikë.

Ndër efektet e agjentit kimik mund të përmendim të gjitha llojet e kancerit, diabetin e tipit 2, sëmundjet e lindura te fëmijët dhe zgjatjen e palcës kurrizore.

Ushtria amerikane përdori Agent Orange si pjesë e programit të saj të luftës kimike gjatë Luftës së Vietnamit nga 1961 deri në 1971.

Në këto 10 vjet, forcat amerikane përdorën rreth 20 milionë fuçi lëndë kimike Agent Orange në Vietnam, Laos dhe pjesë të Kamboxhias, në mënyrë që forcat vietnameze të rezistencës të mos mund të strehoheshin pas pemëve dhe bimëve.

 

Tags