NATO: Në Kosovë jemi të gatshëm të përballemi me çdo situatë
(last modified Tue, 20 Jun 2023 07:33:03 GMT )
Qershor 20, 2023 09:33 Europe/Tirane
  • NATO: Në Kosovë jemi të gatshëm të përballemi me çdo situatë

Komanda e NATO-s në Prishtinë ka njoftuar se nëse veprime të ngjashme me dhunën e fundit kërcënojnë paqen në Kosovë, forcat e Traktatit të Atlantikut të Veriut janë të gatshme të përballen me çdo situatë. Kjo është arsyeja pse ne kemi marrë më shumë trupa. Ne nuk reagojmë, ne veprojmë.

Duke theksuar se situata në Kosovë është ende shumë e tensionuar, ai deklaroi: Aktualisht nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë situatë sepse zgjidhja e vetme është vendimi politik i bazuar në vullnetin e palëve për normalizimin e marrëdhënieve. Shefi i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Gjenerali Angelo Michele Ristuccia, u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të heqin dorë nga “retorika e kotë” dhe të bisedojnë për t’i ulur tensionet. “I ftoj sërish të dyja palët që të shmangin retorikën e kotë dhe të përballen me këtë sfidë në tavolinë të negociatave, pasi kjo është rruga e vetme për ta zgjidhur këtë situatë”, u ka thënë ai gazetarëve në selinë e KFOR-it në Prishtinë. Tensionet në veri të Kosovës janë të larta prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – kanë hyrë në ndërtesat komunale. Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe për pasojë ka pasur protesta të vazhdueshme. Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri thirrje për qetësimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo ftesë e drejtuesit të Aleancës Euroatlantike vjen si pasojë e ashpërsimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi forcat serbe rrëmbyen tre policë të Kosovës. Gjatë një deklarate për media, në përfundim të takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Stoltenberg deklaroi se përkushtimi i NATO-s për të përmbushur mandatin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë është i palëkundur.

Tags